Të hënën po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Hagës. Sot do të dëgjohet dëshmia e Skender Zhitisë, dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Zhitia ka qenë pjesëtar i Zonës Operative të Llapit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa aktualisht punon në Institutin e Historisë. Zhitia ka shkruar libër për zonën e Llapit.
Prokurorja e ZPS-së, Gaia Pergolo, ka deklaruar se roli i tij fillestar ishte t’i mobilizonte civilët gjatë luftës.
Prokurorja tha se ai ka qenë komandant i njësisë “Kështjella 33” nga tetori i 98-ës.
Rrustem Mustafa, komandant i UÇK-së në Zonën e Llapit, kishte dëshmuar para Gjykatës vitin e kaluar dhe ishte pyetur për librin e Zhitisë.
Zhitia është dëshmitari i 80-të në rastin më të madh të Speciales.