Skenderaj: Babai e preku në trup muaj me radhë, vajza 11-vjeçare e denoncon atë në polici – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Skenderaj: Babai e preku në trup muaj me radhë, vajza 11-vjeçare e denoncon atë në polici

    Insajderi
    09 July 2023 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndër rastet më të tmerrshme të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve janë ato që ndodhin brenda familjes. Ngjarje të tilla e mjaft të trishta kanë ndodhur jo rrallëherë në familjet kosovare, ku janë përfshirë baballarët, vëllezërit, e anëtarë të tjerë të familjes.

    Kështu po dyshohet se ka ndodhur që një kohë edhe në një familje në Skenderaj, ku një prind ka përfunduar në Polici, pasi u denoncua nga e bija e tij.

    Sinjali raporton se se vajza e moshës 11-vjeçare, e ka raportuar babanë në Polici, duke e akuzuar se po e ngacmon seksualisht për muaj të tërë.

    Bazuar në dëshminë e viktimës, vajza ka deklaruar para hetuesve policorë se babai i saj që disa muaj, në momentet kur ka qenë afër saj, e ka prekur nëpër trupin e saj.

    Gjithçka dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e tyre, ku dyshohet se kanë ndodhur këto raste, për të cilat akoma nuk dihen të gjitha rrethanat.

    Si rezultat i raportimit, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë, me ç’rast është përballur me denoncimin nga vajza e tij e mitur.

    Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për ndriçimin e rastit në plotni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark