×
  • Lajme
  • Lajme

    Skenderaj: Burri rrahë gruan kanadeze, arrestohet nga policia

    Insajderi
    30 June 2024 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë në Skenderaj është arrestuar pasi dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij me nënshtetësi kanadeze. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se viktimës tashmë i është lëshuar urdhër mbrojtës.

    E njëjta, sipas policisë, ka marrë edhe trajtim mjekësor.

    “Skenderaj 29.06.2024 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Rasti është kategorizuar si “dhunë në familje/lëndim i lehtë trupor”. /Insajderi.org/



    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark