Një mosmarrëveshje mes dy personave ka eskaluar në përplasje fizike mes dy personave në Skenderaj të dielën.
Si pasojë, një burrë 55-vjeçar, e ka sulmuar fizikisht një person.
Me këtë rast, viktima ka marrë tretman mjekësor.
Policia të dyshuarit pas aktit ia ka konfiskuar një pushkë me 20 fishekë.
“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ” lëndim I lehtë trupor“”, thuhet në njoftimin e policisë.