Skënderbeu ‘zhduket’ nga teksti i Ilir Shaqirit në një dasmë në Maqedoni - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Skënderbeu ‘zhduket’ nga teksti i Ilir Shaqirit në një dasmë në Maqedoni

    Insajderi
    28 August 2025 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksti i këngës së njohur patriotike “Lulja e Kosharës” të Ilir Shaqirit u ndryshua gjatë një dasme në Tetovë, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

    Në këtë interpretim, dy artistë të pranishëm performuan këngën, por varianti i kënduar nuk përmbante vargun origjinal “Gjaku i Skënderbeut”, i cili u zëvendësua me “Gjaku i këtij dheu”.

    Ky ndryshim ka shqetësuar disa komentues, të cilët shprehën pakënaqësi për fshirjen e figurës historike të Skënderbeut nga teksti i këngës. Megjithatë, nuk munguan edhe ata që nuk panë problem në këtë modifikim.

    Kënga e Lulja e Kosharës është një nga himnet më të njohura të Luftës së Kosovës, e dedikuar Mujdin Aliut, i cili ra dëshmor në betejën e lavdishme të Kosharës në moshën 25-vjeçare.

    Një rast i ngjashëm duket se ka ndodhur edhe me interpretimin e këngës “Po i bjen era retë e zeza” nga këngëtari i ilahive, Adem Ramadani.

    Në këtë version, refreni origjinal “Me gjoks flakën t’ia shuajmë topit, jemi gjaku i Kastriotit”, që lidhet me figurën e Skënderbeut, është hequr, duke ngjallur debate të ngjashme mes publikuesve dhe fansave të këngës.

    Këto ndryshime kanë rikthyer në vëmendje diskutimin për ruajtjen e teksteve origjinale të këngëve patriotike dhe respektin ndaj figurave historike të shqiptarëve.

    @historyofmirdita Është e vërtetë që ka qarqe të caktuara me prirje fetare radikale që e shohin Kastriotin si figurë të “padëshiruar”, pikërisht sepse ai u bë simbol i rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane. Për këta ekstremistë, përmendja e Skënderbeut është problematike dhe për këtë arsye shpesh ose e ofendojnë, ose përpiqen ta minimizojnë. #mirditakuqe🇦🇱#gjergjkastriotskenderbeu🦅🇦🇱#shqiptar🇦🇱 ♬ original sound – HistoryofMirdita🇦🇱


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark