Skenë si nëpër filma! Banda kriminale sulmon furgonin që transportonte para dhe grabisin ngarkesën në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Skenë si nëpër filma! Banda kriminale sulmon furgonin që transportonte para dhe grabisin ngarkesën në Itali

    Insajderi
    29 March 2025 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Një skenë si nëpër filma ndodhi pranë Livornos në Itali.

    Në bypass-in Aurelia në San Vincenzo pasditen e sotme një grup i armatosur ka sulmuar dy furgona të blinduar të kompanisë Battistolli, të cilët sipas mediave vendase transportonin paratë e pensioneve në zonën e Grosseto-s.

    Në videon e publikuar nga Presidenti i Qarkut, Eugenio Giani, shfaqen momentet dramatike të bandës në aksion.

    Në rrugë dëgjohen të shtëna. Ata më pas djegin furgonin e bardhë dhe largohen me tri makina.

    Ata arritën të grabisin paratë në vetëm pak minuta.

    Nuk raportohet për të lënduar nga ngjarja e rëndë, ndërsa në zonë shkuan ambulancat, policia dhe zjarrfikësit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark