Skocia mbetet e përkushtuar të shkëputet nga Mbretëria e Bashkuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Skocia mbetet e përkushtuar të shkëputet nga Mbretëria e Bashkuar

    Insajderi
    13 October 2016 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skocia duket e vendosur të shkëputet prej Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht dështimit të një referendumi mbi këtë çështje, përpara se të mbahej një tjetër referendum, më i rëndësishëm ky, për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

    Konsultat mbi planin për ndërmarrjen e një referendumi të dytë për pavarësi do të zhvillohen javën e ardhshme. Kështu konfirmoi kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, gjatë një konference të partisë së saj të mbajtur në Glasgoë, duke shënuar kështu hapin e parë drejt një votimi të dytë.

    Sturgeon tha se Skocia gëzon të drejtën për të ndjekur një tjetër rrugë, nëse nuk do të lejohet të mbrojë interesat e saj “brenda Mbretërisë së Bashkuar”.

    Referendumi i parë për pavarësinë e Skocisë, që u zhvillua më 18 shtator të vitit 2014, pati si rezultat refuzimin me 55 për qind të pjesëmarrësve të shkëputjes nga Britania e Madhe.

    Sturgeon u tha delegatëve partiakë se Skocia do të ushtronte të drejtën e saj për të gjetur diçka më të mirë, nëse përballë do t’i hapej një perspektivë paqëndrueshmërie në të ardhmen, si pjesë e monarkisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark