Policia skoceze ka njoftuar se do të lejojë gratë myslimane për të bartur shaminë gjatë punës. Qëllimi i këtij vendimi është që të inkurajojë gratë muslimane që të punësohen në policinë e Skocisë, shkruan The Independent.
“Shpresojmë se kjo do të inkurajojë gratë myslimane që të konsiderojnë policinë si vend për karrierë,” ka qenë arsyetimi i policisë.
Edhe në të kaluarën gratë në Skoci kanë qenë të lejuara të mbajnë shami, por vetëm pasi mbikqyrësit e tyre kanë aprovuar një gjë të tillë./Insajderi.com