SKV: Rektori i UP-së emëroi kundërligjshëm Drejtor të Zyrës Ligjore sekretarin e shkarkuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SKV: Rektori i UP-së emëroi kundërligjshëm Drejtor të Zyrës Ligjore sekretarin e shkarkuar

    Insajderi
    07 February 2022 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Studentore për Barazi, “Studim, Kritikë, Veprim” ka hedhur akuza ndaj rektorit të Universitetit të Prishtinës se ka emëruar kundërligjshëm Drejtor të Zyrës Ligjore sekretarin e shkarkuar, Esat Kelmendi.

    ” Z. Kelmendi, një nga përgjegjësit kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet Universiteti kryesor publik në vend, nuk mbeti shumë gjatë i papunë. Atë e rehatoi pas katër ditëve Rektori i UP-së, Prof. Dr. Naser Sahiti, i cili kishte bërë mjaftë përpjekje që z. Kelmendit t’i vazhdohet edhe një mandat në pozitën e Sekretarit”, thuhet në reagimin e SKV-së.

    Video

    Reagimi i plotë:

    REKTORI I UP-SË EMËROI KUNDËRLIGJSHËM DREJTOR TË ZYRËS LIGJORE SEKRETARIN E SHKARKUAR

    Më 24 janar, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mori vendim që të mos i vazhdohet mandati ish-sekretarit të UP-së, Esat Kelmendi.

    Z. Kelmendi, një nga përgjegjësit kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet Universiteti kryesor publik në vend, nuk mbeti shumë gjatë i papunë. Atë e rehatoi pas katër ditëve Rektori i UP-së, Prof. Dr. Naser Sahiti, i cili kishte bërë mjaftë përpjekje që z. Kelmendit t’i vazhdohet edhe një mandat në pozitën e Sekretarit.

    Sipas vendimit të datës 28/01/2022, me numër të protokollit 118, Rektori e sistemoi Ma. sc. Esat Kelmendin në pozitën e Drejtorit të zyrës ligjore të UP-së. Ky emërim bie në kundërshtim të nenit 18, të ligjit me nr.06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

    Krejt kjo bëhet edhe më skandaloze kur dihet fakti që Universiteti i Prishtinës nuk ka pasur Drejtor të zyrës ligjore qe katër vite, ani pse kjo ishte paraparë me rregulloren për organizim të brendshëm të vitit 2017.

    Parlamenti Studentor? Meqenëse udhëhiqet nga UDS, forum rinor i PDK-së, ata kanë dërguar letër në mbrojtje të z. Kelmendit (të cilën do ta publikojmë së shpejti). Pra, asnjë befasi. Skandal në vete.

    Ky vendim është një dëshmi e pastër për kapjen që i është bërë Universitetit tonë tash e sa vite. Ftojmë organet që të ndërmarrin hapa të shpejtë e konkret në përputhje me kompetencat e tyre, përndryshe protestat do të jenë të pashmangshme.

    KAPITULLI IV

    KUFIZIMET PAS USHTRIMIT TË DETYRËS PUBLIKE

    Neni 18

    Kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike

    1. Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë:
      1.1. të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit
      të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, apo të përfshihet në
      kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse
      të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin
      publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të
      funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo
      sanksionimin e aktivitetit të tyre;
      1.2. të përfshihet në marrëdhënie kontraktore, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndonjë
      personi të afërm ose të besuar, me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik për një
      periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik;
      1.3. të përfaqësojë, ndihmojë ose këshillojë ndonjë person fizik ose juridik, drejtpërdrejt
      GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË
      62
      LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK
      ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, në një konflikt ose marrëdhënie
      biznesi me institucionin, për detyrën që ai ka kryer ose që është në vazhdimësi të saj
      për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik; dhe
      1.4. të përdorë informacionin e privilegjuar ose konfidencial të siguruar gjatë ushtrimit
      të funksionit publik për qëllime e punësime të tjera në të ardhmen për interesin privat
      të vet ose të një personi të afërm apo të besuar për një periudhë deri në dy (2) vjet pas
      përfundimit të funksionit publik.
    2. Institucioni në të cilën zyrtari i lartë ka ushtruar funksion publik nuk mund të bëjë biznes deri
      në një vit nga mbarimi i funksionit publik me subjektin në të cilin ish-zyrtari, personi i afërm me
      të apo personi i besuar kanë një pjesëmarrje prej jo më pak se pesë përqind (5%) në të drejtat
      e themeluesve, menaxhimin apo kapitalin, si me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet
      pjesëmarrjes së personave të tjerë juridikë.
    3. Institucioni në të cilin zyrtari i lartë ka ushtruar funksion publik duhet, sa më parë por jo më
      vonë se tridhjetë (30) ditë, të informojë Agjencinë për ndonjë nga rrethanat e përmendura në
      paragrafin 1. të këtij neni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark