Skype ka krijuar një mjet të ri, i cili do të ndihmojë të fshehësh prapavijën tënde gjatë një bisede.
Kompania ka prezantuar këtë mjet, i cili përdor inteligjencën artificiale për të kapur vetëm njerëzit në video duke e bërë pjesën tjetër të turbullt. Kjo do t’i lejojë folësit të fokusohen tek ti gjatë bisedës.
Aktivizimi i saj është shumë i thjeshtë, vetëm duke e klikuar butonin e videos gjatë bisedës. Nga ajo do të shfaqet opsioni për të turbulluar prapavijën, shkruan Insajderi.
Por mund të mos funksionoj gjithmonë.
“Ne do të bëjmë më të mirën që prapavija e juaj të shfaqet gjithmonë e turbullt, por nuk mund të garantojmë që kjo do të ndodhë gjithmonë”, deklaron Skype.
Ky opsion do të jetë i gatshëm të përdoret në shumicën e kompjuterëve dhe laptopave që kanë versionin më të fundit të Skype./Insajderi.com