×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Slack Enterprise Grid” produkti më i ri për biznese dhe korporata

    Insajderi
    01 February 2017 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Slack Technologies” publikoi një version të ri të aplikacionit popullor për bizneset dhe sipërmarrjet Slack me shpresën se do të sigurojë më shumë kontrata korporatash.

    Shërbimi i prezantuar ditën e martw në San Francisco është dieznjuar për të përmbushur të gjitha nevoja e komunikimit të një kompanie me qindra dhe mijëra punonjës.

    Slack Enterprise Grid sjell disa funksione të reja sigurie të cilat janë një domosdoshmëri për departamentet e teknologjisë së informacionit.

    Aplikacioni origjinal i Slack dedikohej kryesisht grupeve të punës në kompani dhe biznese të vogla por që kjo nuk e ka penguar të sigurojë kontrata nga Electronic Arts dhe Samsung.

    Adoptimi i shpejtë i Slack inkurajoi investitorët të dërgonin vlerën e tij në 4 miliard dollar vitin e kaluar. Por shumica e kompanive të mëdha ishin skeptikë për migrimin e plotë drejt Slack pikërisht për shkak të mungesës së funksionaliteteve të avancuara të sigurisë.

    Konkurrenca në këtë hapësirë nuk mungon. Microsoft, Facebook, Google dhe Atlassian kanë që të gjithë produktet e tyre të ngjashme. Slack numëron 5 milion përdorues ditorë nga ku 1.5 milion janë me pagesë.

    Slack është një platformë ku punonjësit mund të dërgojnë mesazhe, të bashkëpunojnë, organizojnë dhe shpërndajnë skedarë. Teknologjia është e integruar edhe me shërbime nga palë të treta si Salesforce dhe Skype.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark