Trajneri i West Ham United, i cili gjatë zhvillimit të Kampionatit Evropian është duke punuar si analist spotiv në televizionin britanik ITV, ka vlerësuar lojën luftarake dhe të disiplinuar të kombëtares shqiptare por ka kritikuar mangësinë e tyre për të sulmuar.
Ish-trajneri i Kroacisë pas përfundimit të ndeshjes të Shqipërisë ndaj Francës ka thënë se Shqipëria është e dispilinuar po në evropian, sipas tij, duhet të jesh i rrezikshëm dhe të shënosh.
“Ata janë të dispilinuar, por këtu jeni në Euro, duhet të jeni më të rrezikshëm dhe të shënoni nëse doni të fitoni ndeshje”, ka thënë ai, derisa ka vlerësuar lartë lojën e futbollistit të tij, mesfushorit Dimitri Payet, i cili sipas tij, i shkaktoi probleme shqiptarëve, raporton Insajderi.
Biliç kishte udhëhequ skuadrën kombëtare kroate për rreth pesë vjetësh, derisa pastaj preferoi të drejtonte skuadra evropiane. Për dy vite drejtoi Besiktasin, ndëra verën e kaluar kaloi në West Ham United. /Insajderi.com