Slavko Simiqi i Listës Srpska nuk merr votat për nënkryetar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Slavko Simiqi i Listës Srpska nuk merr votat për nënkryetar

    Insajderi
    26 August 2025 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës tashmë po zgjedh nënkryetarët pas zhbllokimit të procedurave që ndodhi me zgjedhjen e Dimal Bashës kryetar.

    Megjithatë, nga komuniteti serb në Kuvend janë propozuar dy emra për nënkryetar, një nga Lista Serbe, Slavko Simic, dhe deputeti Nenad Rashiq ka propozuar vetveten.

    Slavko Simic nuk mori votat për nënkryetar të Kuvendit.

    “Ftoj deputetët që ta mbështesin zgjedhjen e Slavko Simic, pa neve Kuvendi nuk do të konstituohet”, tha përfaqësuesi i Listës Serbe.

    Në votim sërish ai nuk mori votat: 10 ishin për, 56 kundër, 21 abstenime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark