
Ajo që më shqetëson mua nuk është emocionalizmi si i tillë – këto janë histori tragjike. Ajo që unë dua të di është, se pse kriza e migrantëve perceptohet, të paktën në Evropë, si një problem thjesht humanitar. Njerëzit thonë, “do të vijnë qindra e mijëra refugjatë – ne do t’i pranojmë apo jo? A ka Evropa një zemër të hapur?”. Unë mendoj se kjo magjepsje me mjerimin e emigrantëve lë në hije pyetje të tjera, të cilat janë për mua shumë më të rëndësishme. Ajo që ka mbetur pa përgjigje është pyetja absolutisht e rëndësishme: cilat janë shkaqet e krizës? Praktika e neokolonializmit ekonomik të Evropës, ndërhyrjet ushtarake në Lindjen e Mesme, dhe kështu me radhë. Ndryshimi në këtë nivel, është ajo që duhet të adresojmë më së pari.
Metafora ime për përgjigjen ndaj krizës emigrantëve është kinematografike. Ne kemi një zonë kur zbarkojnë refugjatët përgjatë Mesdheut. Por ne duhet të çojmë kamerat atje për të marrë një plan të përgjithshëm – çfarë po ndodh saktësisht? Kam veçanërisht dyshime mbi gatishmërinë e menjëhershme për t’u ndjerë fajtorë, përgjegjës:ne evropianët e kemi menderosur, çdo gjë që po ndodh është faji i neokolonializmit tonë. Dhe kjo lloj përgjigje ndaj krizës emigrantëve është problematike, sepse i vë refugjatët në pozitën krejtësisht pasive të viktimave.
Është njëlloj sikur ne të kemi rikthyer parullën e vjetër raciste të barrës së njeriut të bardhë në fajësinë e njeriut të bardhë, a thua se jemi të vetmit njerëz aktivë në këtë planet. Kjo mendoj është pikëpamja jonë themelore raciste. Kur refugjatët bëhen shumë aktivë, ata cilësohen terroristë. Por problemi im më i madh, me gjithë humanizmin e shfaqur, është se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për atë që është duke ndodhur vërtetë në Evropë – lëvizja populiste masive anti-emigrante. Lideri i Partisë së Lirisë në Asutri pati një shans serioz për t’u bërë president. Kjo mund të ishte qenë hera e parë në një vend të Evropës Perëndimore, që një populist racist dhe kundër emigrantëve do të zgjidhej president.
Ka shpesh një përbuzje ndaj atyre që janë në favor të kontrollit të emigracionit, duke u cilësuar thjesht si racistë. A jemi duke injoruar shqetësimet reale të njerëzve në lidhje me këtë çështje serioze politike?
Nuk jam dakord me qëndrimin e zakonshëm të së majtës liberale që e cilëson të gjithë këtë reagim si një populizëm të klasës së ulët, racizëm ose fashizëm. Uollter Benxhamin e ka deklaruar mjaft qartë:”Pas çdo fashizmi fshihet një revolucion i dështuar”. Çfarë është kjo pakënaqësi e të ashtuquajturve njerëz të zakonshëm në Evropën Perëndimore? Si ka mundësi që nuk kemi e trajtuar këtë? Janë pikërisht të majtët-liberalë që nuk e duan këtë.
Ata vetëm ankohen për faktin se Evropa e ka humbur zemrën e saj. Ky është turpi më i madh tek ajo që e quaj të majtën liberalë:sa herë që situata merr për keq, aq më shumë ata ndjehen moralisht superiorë, si për të theksuar ndjenjën e tmerrit rreth Evropës që është duke u bërë fashiste. E pra, çfarë janë duke bërë vetë ata për të parandaluar këtë tmerr?
Unë jam duke u lutur për një pamje shumë më kompekse, për të filluar një lloj ristrukturimi të mendimit ekonomik, ushtarak dhe politik të të gjithë gjendjes që e ka shkaktuar krizën e emigrantëve. Zgjidhja nuk është vetëm, “le të hapim kufijtë tanë, dhe le të vijnë të gjithë tek ne” . Ky mendoj është hapi i parë drejt një katastrofe. Unë jam duke u përpjekur të kuptoj shqetësimet e njerëzve të zakonshëm pa ua falur racizmin.
Pavarësisht nga të gjitha kufizimet e tij, unë e admiroj kandidatin presidencial në SHBA, Bërni Sanders. Suksesi i tij është i bazuar në faktin se ka ruajtur gjithmonë një lidhje me fermerët e vegjël të Vermontit, që zakonisht votojnë për konservatorët e brezit të Biblës. Kjo është një detyrë absolutisht vendimtare sot. Nëse nuk e bëjmë këtë, jemi të humbur.
Me kujtohet se 25 vite më parë u trondita duke parë kreun e atëhershëm të Frontit Nacional në Francë, Zhan Mari Lë Pen, në televizion gjatë një takimi kombëtar. Ajo që bëri qe një veprim i zgjuar. Ai ftoi në skenë një hebre, një të ri zezak dhe një arab, dhe më pas tha:’shihini këta, nuk janë më pak francezë se unë. Ata janë miqtë e mi, ata nuk janë armiqtë e mi. Armiqtë e mi, dhe natyrisht këtu erdhi pranë racizmit anti-semit “janë Armiqtë e mi, dhe natyrisht këtu erdhi pranë racizmit anti-semit “janë kapitalistët e pamëshirshëm kozmopolitë”. Në këtë populizëm anti-emigrant, pa marrë parasysh sa i manipuluar është, ka një avantazh të qartë anti-kapitalist. Ai thjeshtë sa është zhvendosur dhe mistifikuar.