"S’lejojmë të bëhet pazar me Republikën" - Limaj kritikon Veselin e Mustafën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’lejojmë të bëhet pazar me Republikën” – Limaj kritikon Veselin e Mustafën

    Insajderi
    25 February 2017 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatmir Limaj ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Kadri Veselit, për të cilët ka thënë se e kanë venë në rrezik Republikën e Kosovës për të shpëtuar veten. Ka thënë se NISMA s’do të lejojë të bëhet pazare me Shtetin e Kosovës.

    Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se në trevjetorin e themelimit të partisë, se Shteti i Kosovës po kërcënohet për shkak se udhëheqësit aktual po e rrezikojnë Kosovën për interesa personale.

    Ai ka thënë se Shteti aktualisht është pa udhëheqës.

    “Kosova ka mbetur pa Zot, pa drejtues. Luhet me vendin tonë. Shkohet e bisedohet pa asnjë kusht me xhelatin tonë”, ka thënë Limaj.

    Ish-Ministri i Transportit ka thënë se Qeveria e Kosovës s’do të mbahet mend për asnjë punë të mirë që e kanë bërë për Shtetin.

    “Asociacionin, Gjykatën Speciale, Demarkacionin. Për këto gjëra do të mbahet mend kjo Qeveri”, ka shtuar ai.

    “Fatin e Kosovës e kanë lidhur me fatin e tyre individual. Janë të gatshëm të bëjnë pazar me Republikën e Kosovës për të shpëtuar veten”, ka shtuar ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark