Konspiracionisti kosovar, Arianit Sllamniku, ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe Tomë Gashin për të ashtuquajturën “teorinë e Lloznicës” për Faton Hajrizin.
Sllamniku me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se pret nga të tjerët ta citojnë, meqë mund t’i padisë për “të drejtë autoriale”, shkruan Gazeta Insajderi.
“Pas Ministres së drejtësisë z. Haxhiu tani edhe avokati Tomë Gashi më paska kopju me teorinë e Lloznicës! Herave tjera pres nga ju të më citoni sepse mund “të ju padis” për të drejtën autoriale në analizë të ngjarjeve si ajo e Lloznicës“, ka shkruar ai.
Teoria e Lloznicës. lidhet pikërisht me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes Serbi-Gjermani për litium.
Njësoj sikurse Sllamniku, edhe Tomë Gashi tha se u tentua që kjo marrëveshje të lihet në hije duke e përdorur rastin e Hajrizit.
“…Mendoj që kjo ka qenë nën hijen e vizitës së Kancelari Scholz që ishte aty për t’u bërë marrëveshja për kompaninë gjermane, për zhvillimin e mineraleve të tilla, për minerali të caktuara të cilat Gjermania i konsideron tepër të rëndësishme. Dhe ndoshta për këtë arsye është përdorur rasti i Hajrizit për të penguar ata që protestojnë ata që duan ta ruajnë ambientin dhe është preteksti i vrasjes ka parandaluar protesta massive kundër kësaj duke pretenduar se po e mbrojnë ambientin e tyre dhe supozohet se do të shfrytëzohet nga kompanitë gjermane”, ka thënë avokati Gashi në EuroNews.
/Insajderi.org/