Sllovakia mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sllovakia mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

    Insajderi
    01 July 2016 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary, ka shtruar drekë punë me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga ky shtet, ku mori pjesë edhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

    Me këtë rast, ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, i cili mori pjesë në këtë drekë, bëri të ditur se çfarë është biseduar aty.

    “Biseduam gjerësisht për prioritetet e presidencës sllovake dhe u ndjeva shumë mirë me faktin që Presidenca e Sllovakisë ka plane dhe mbështet fuqishëm politikën e zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe përkundër sfidave me të cilat BE-ja po përballet përbrenda, Republikës së Sllovakisë i urojmë një presidencë të suksesshme”, ka shkruar ministri Çollaku në llogarinë e tij në facebook.

    Prioritetet tona gjatë kësaj presidence gjatë gjashtë muajve në vijim, ka thënë Çollaku, janë përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave, dhe vendosja e mekanizmave të përbashkët me BE-në të MSA-së dhe miratimi i Këshillit të BE-së për qasjen e Kosovës në programet e BE-së. /Insajderi.com

    q1 q2 q3 q4 q5 q6


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark