Sllovenia e zbulon listën për ndeshjen me Kosovën - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Sllovenia e zbulon listën për ndeshjen me Kosovën

    Insajderi
    01 October 2025 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selektori i Kombëtares sllovene, Matjaz Kek e ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikueset ë Kupës së Botës 2026, ndaj Kosovës në Prishtinë dhe kundër Zvicrës në Lubjanë.

    Në krahasim me muajin shtatorë, trajneri slloven i ka ftuar tre lojtarë të rinj.

    Kek nuk e thirri lojtarin Andraz Sporar, por lojtarët e rinj, Blaz Kramer dhe Nejc Gradisar.

    Krahasuar me listën e mëparshme, portieri i tretë, Zan Luk Keban është gjithashtu një i ftuar i ri.

    Ndërkohë, nuk ka ndryshime tek mbrojtja dhe tek mesfusha.

    Sllovenia e nisi dobët kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026 duke barazuar me Suedinë në shtëpi, 2:2, ndërsa më pas humbi thellë nga Zvicra, 0:5.

    Më poshtë mund ta shihni listën e të ftuarve të Sllovenisë për ndeshjet e tetorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark