Sllovenia ia ndalon udhëtimin Netanyahut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sllovenia ia ndalon udhëtimin Netanyahut

    Insajderi
    25 September 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sllovenia ia ka ndaluar udhëtimin kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahun, një veprim që vjen pas një ndalimi kundër dy ministrave të kabinetit të ekstremit të djathtë izraelit në korrik, sipas një deklarate qeveritare.

    Sipas transmetuesit kombëtar slloven Radiotelevizija Slovenija, Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtm të vendit, Neva Grašič, tha se “publiku është në dijeni se po zhvillohen procedura kundër Netanyahut për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”, shkruan Reuters.

    Ajo shtoi se “OKB-ja i ka karakterizuar veprimet izraelite në Gaza si gjenocidale”.

    Sllovenia, një shtet anëtar i BE-së që vitin e kaluar njohu shtetin palestinez, vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht dhe mori vendim për importet e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark