×
  • Lajme
  • Lajme

    Sllovenia mbështet “ndarjen paqësore” të Bosnjës dhe Hercegovinës?

    Insajderi
    14 April 2021 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Megjithëse presidenti slloven, Borut Pahor dhe kryeministri Janez Jansha i hodhën poshtë zërat se ata mbështesin një ndryshim kufijsh në Ballkan, u thirr këtë javë në Ministrinë e Jashtme të Bosnjes, ambasadorja sllovene, Zorica Bukinac për të shpjeguar zërat e qarkulluar në media se ka “plane gjeostrategjike të reja për Ballkanin”. Portali “Euractiv” citon mediat boshnjake, se ambasadorja është ftuar prë shkak të një dokumenti jozyrtar, që kryeministri slloven, Janez Jansha me gjasë ka dërguar në BE e ku bëhet fjalë për ndryshime të mundshme kufijsh në Ballkan.

    Kryeministri slloven Janez Jansha vetë i ka hedhur poshtë aludime të tilla. Edhe presidenti, Borut Pahour ka theksuar, se ai vetë preferon një anëtarësim të Bosnjes së bashkuar në BE. Ishte Zhelko Komshiq, shkruan Euractiv, anëtari boshnjak i presidencës bsohnjake që ka pohuar për mediat lokale boshnjake, se presidenti slloven, Pahor në një takim jozyrtar, ka pyetur “nëse është e mundur një ndarje paqësore e Bosnjes dhe Hercegovinës.” Me këtë ai ka pasur parasysh një shkëputje të Republikës Serbe, thuhet. Mediat shkruajnë se Pahor u ka thënë anëtarëve të presidencës boshnjake, Millorad Dodik, Shefik Xhaferoviq dhe Komshiq, se “kohët e fundit ka gjithnjë e më shumë zëra në Evropë, që thonë, se shpërbërja e Jugosllavisë duhet të përfundohet. A mundeni ju në Bosnje të ndaheni paqësisht nga njëri-tjetri?”

    Lidershipi slloven u përpoq këto ditë për shtensionim të situatës. Për Balkan Insight zyra e presidentit është shprehur, se “Presidenti Pahor dëshiron që Bosnja dhe Hercegovina sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.  Ai thekson gjithmonë, rëndësinë gjeostrategjike të zgjerimit të BE, që do të përfshinte edhe Bosnjen.” Në njoftimin e zyrës së presidentit, theksohet, se presidenti Pahor paralajmëron “rregullisht nga ideja e dezintegrimit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe një ridimensionim i kufijve në Ballkanin Perëndimor”. Në kontekstin e “shqetësimit për propozime të tilla”, sipas njoftimit të zyrës së presidentit ai ka shtruar pyetjen në mars anëtarëve të presidencës, nëse një shpërbërje e shtetit aktual vërtet do të shtrohej për ta si opcion./DW

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark