×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Sllovenia mbështet ‘pasaportat COVID’

    Insajderi
    19 January 2021 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sllovenia ka shprehur mbështetje për “pasaportat COVID”, ndërsa ministrat evropianë filluan sot një debat mbi idenë e iniciuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

    Gasper Dovzan, sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme për Çështjet Evropiane, mbështeti idenë e certifikatave evropiane të vaksinimit, të cilat, siç thotë ai, mund të forcojnë katër liritë evropiane në përputhje me parimet e ligjit të BE, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, raporton agjencia sllovene STA.

    Kryeministri Janez Jansha kohët e fundit tha se një certifikatë vaksinimi që lehtëson udhëtimet ndërkufitare nuk do të ishte e pazakontë, pasi disa vende tashmë kërkojnë prova të vaksinimit kundër sëmundjeve të caktuara infektive para se të lejojnë hyrjen e pasagjerëve.

    Zyra e tij përsëriti këtë qëndrim sot, duke deklaruar se Jansha “tashmë e ka bërë të qartë se ai mendon se do të ndodhë herët a vonë”.

    “Kryeministri vlerësoi gjithashtu më herët se pasaportat e vaksinimit do të jenë të dobishme për të gjithë,” thanë nga zyra e tij për STA.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark