×
  • Lajme
  • Lajme

    Sllovenia me 2.045 raste të reja dhe 25 viktima të COVID-19

    Insajderi
    08 January 2021 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Slloveni janë konfirmuar 2.045 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit dhe 25 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e infeksionit, njoftoi të premten qeveria sllovene.

    Janë kryer 14.718 teste, përfshirë testet PCR dhe testet e shpejta të antigjenit.

    Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend, qeveria Sllovene ka zgjatur shumicën e masave aktuale kufizuese edhe për shtatë ditë të tjera dhe shkollat ​​do të jenë të mbyllura deri më 18 Janar.

    Shumica e rregulloreve dhe masave aktuale vazhdojnë të jenë në fuqi, duke përfshirë ndalimin e njerëzve të mblidhen në institucionet arsimore, ka thënë zëdhënësi i qeverisë Jellko Kacin./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark