×
  • Lajme
  • Lajme

    Sllovenia nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova

    Insajderi
    29 March 2021 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për ndryshim të masave kufizuese në këtë vend si pasojë e pandemisë COVID-19.

    Personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova do t’iu kërkohet të hyjnë 10 ditë në karantinë, pasi që nuk pranohen testet PCR nga vendet që s’janë pjesë e zonës Shengen.

    “Personave që hyjneë neë Slloveni nga Kosova, për shkak të mundsisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’ju kërkohet të qëndrojneë në karantinë për një periudhë prej dhjetë (10) ditësh. Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të fundit! Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-seë ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen”, njofton Ambasada e Sllovenisë.

    Ambasada e Kosovës në këtë vend bën të ditur se nga 29 mars 2021 hyjnë vendimet në fuqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark