Sllovenia nuk pranon më migrantë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sllovenia nuk pranon më migrantë

    Insajderi
    09 March 2016 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, ka thënë sot se Sllovenia ka mbyllur tërësisht kufirin e saj me Kroacinë, për migrantët që nuk kanë viza të ligjshme për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe se nuk do të pranojë më transport të organizuar për bartjen e refugjatëve.

    Cerar tha se vendimi për të mbyllur kufirin pason samitin e së hënës të BE-së, gjatë të cilit është arritur pajtueshmëria “për të ndalur migrimin e parregullt” drejt Evropës qendrore.

    Rreth 478,000 refugjatë dhe migrant kanë kaluar përmes Sllovenisë, kryesisht me tren, që nga mesi i tetotir të vitit të kaluar.

    Sllovenia u shndërrua në vend tranzitor pasi Hungaria ndërtoi mur me tela gjemborë përreth kufirit të saj për të penguar fluksin e migrantëve.

    Policia sllovene tha se asnjë migrant nuk ka hyrë në territorin slloven në katër ditët e fundit. Mijëra refugjatë mbeten të ngujuar në anën greke të kufirit me Maqedoninë. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark