Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mbledhjen e sotme të kuvendit komunal ia ka marrë me “zor” foltoren kryetarit të kuvendit komunal të kësaj komune, Defrim Kafexhiu.
Ky veprim nga Latifi erdhi ku pika e gjashtë në rend dite ishte shqyrtimi dhe miratimi i propozimi vendimit për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2021 në vitin 2022, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë pikë u paraqiten mospajtime mes pozitës e opozitës, teksa në fund kuvendi me shumicë të votave voti pro shtyrjes së kësaj pike për në mbledhjen e radhës.
Momentin mund ta ndiqni nga minuta e 10:53.