Kryetari akutal i Rahovecit, njëheresh kandidat për kryetar të kësaj komune, Smajl Latifi ka thënë se po punojnë që më 14 nëntor të shënojnë një fitore të thellë në këtë komunë.
Kandidati i AAK-së thotë se nuk e ka në plan që të bëjë koalicione me asnjë subjekt politik dhe se koalicionin e vetëm e ka me të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit.
“Nuk kemi marrëveshje dhe koalicion kam vetem me qytetarët. S’kam asnjë marrëveshje as formale me partitë tjera. Ftoj qytetarët pa dallim me përkrah vizionin tonë. Jemi më të mirët, jemi të parët edhe do ta përmbyllim më shumë sukses balotazhin”, ka thënë Latifi për Indeksonline.
Më tutje, Latifi thotë ka konakte dhe i respekton të gjithë kryetarët e degëve të partive në këtë komunë, por jo ndonjë marrëveshje eventuale për balotazh.
Kujtojmë se në garë për kryetar të Rahovecit janë Smajl Latifi i AAK-së dhe Visar Korenica i Vetëvendosjes.