Smakiqi-Kurtit: Për inate politike e suspendove bashkëshorten e Ilaz Kodrës, pa asnjë provë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Smakiqi-Kurtit: Për inate politike e suspendove bashkëshorten e Ilaz Kodrës, pa asnjë provë

    Insajderi
    30 April 2022 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 23-vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, të Skënderajt.

    Ish-Kryeshefi Ekzekutiv të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi ka reaguar në facebook duke thënë se homazhet e Kurtit janë mashtrime.

    Ai thotë se nën urdhërat e komisarëve politik të LVV-së dhe pa asnjë provë u suspendua nga puna bashkëshortja e komandatit, Kimete Kodra.

    “Albin Kurti bënë homazhe te varri i Ilaz Kodres, ndërkohë qe Bashkëshortja e Ilaz Kodres Znj.Kimete Kodra një ndër menaxheret më profesionale në Posten e Kosovës, nën urdhërat e komisarëve politik te LVV-së më shumë se dy muaj pa asnjë provë, pa asnjë argument është suspenduar nga puna nga U.d Kryeshefja Ekzekutive Fakete Kadiu”, shkroi Smakiqi në facebook.

    Ai shtoi se suspendimi i saj nga puna erdhi si pasojë e inateve politike, veteëm se ajo nuk i nënshtrohet asnjë partie politike.

    “Mashtrimi i Albin “Patriotit” theje kryet për graniti te varrit te Komandantit Ilaz Kodra, kurse për inate politike suspendoje Bashkshorten e Ilaz Kodres nga puna pa asnjë provë, vetem se nuk i nënshtrohet asnjë partie politike”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark