Në panairin e veturave të Frankfurtit i cili mbahet prej 11 deri 21 shtator vetura e qytetit do të paraqitet me dizajnë të përmirësuar me dimensione më të vogla të motorit.
Kjo është sepse Smart Fortwo, i cili ekziston si model Cupe dhe Converible, do të paraqitet ekskluzivisht me motor elektrik prej 60 kuaj fuqi dhe shpejtësi deri në 159 kilometra në orë.
Vetura e vjetër me djegie të brendshme do të përfundojë në muze, paralajmëron prodhuesi.
Gjenerata e re të dy modeleve të vogla do të dallohen prej të vjetrave sipas ndryshimit të dukjes së dritave dhe rrjetit të ri të radiatorit.
Brendësia do të jetë e modernizuar me sistemin e ri informativ dhe zbavitës me integrim pa tela dhe me telefon të mençur me më shumë hapësirë për bagazh.
Daimler nuk ka publikuar se kur do të paraqiten modelet e reja të Smartit, si dhe çmimin e tyre./Insajderi.com.