
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar që ishte planifikuar të mbahej sot, për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.
Ishte planifikuar të diskutohet lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe rreth angazhimit të ekspertëve.
Kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj ka thënë se ishte paraparë të diskutohet si vazhdimësi e mbledhjes së kaluar ti sjellin CV-të e ekspertëve dhe të flasin për ta.
“Unë shtyva mbledhjen për sot fillimisht ka qenë në ora 11:00 për shkak të deklarimeve të dy deputeteve Fitore Pacolli dhe Jeta Statovci se në atë kohë kanë angazhime në paralment, kam shtyrë prapë mbledhjen për në ora 13:00 por po e shihni që prapë s’kanë ardhë. Po edhe një informatë shtesë afati që kemi rekomanduar ministrisë së Punëve të Jashtme për kompletimin e dokumentacionit të na sjellin në Kuvendin e Kosovës ka skaduar”, ka thënë Kadrijaj.
“Brenda kësaj javë tri herë është shty. Janë email-at janë komunikimet që i kemi bërë, në mënyrë që me i përshtatë t’i kemi prezent këtu, por po shihet që s’ka interesim. Ne do të vazhdojmë me thirrë prapë sepse nuk kom dashtë faji të më mbetet mua. Po i ftoj ashtu siç e kam obligim ligjor do t’i thërras. Në qoftë se ata dëshirojnë ta sabotojnë është përgjegjësi e LVV-së. Kjo është tendencë që mos të zbardhet e vërteta se çfarë po ndodh në Ministrinë e Punëve të Jashtme”.
“Ajo çka është paraparë të diskutohet si vazhdimësi e mbledhjes së kaluar ka qenë ti sjellin CV-të e ekspertëve t’i trajtojmë ne si komision dhe në fund të votojmë për ekspertët”, Kadrijaj.
“Në mungesë të kuorumit e mbylli këtë mbledhje” ka thënë Kadrijaj.