“S’mund të flas”- Bekim Jashari s'deklarohet pasi pyetet pse s'shkuan në varrimin e babait të Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’mund të flas”- Bekim Jashari s’deklarohet pasi pyetet pse s’shkuan në varrimin e babait të Thaçit

    Insajderi
    18 March 2025 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është mbajtur ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Në media u raportua se asnjë nga familjarët e familjes Jashari nga Prekazi nuk ishin prezent në varrimin e babait të ish-Presidentit Thaçi.

    Po ashtu, nuk kishte as ndonjë telegram ngushëllimi nga familja Jashari drejtuar familjes Thaçi.

    Pas gjithë kësaj, ka folur Bekim Jashari, ish-kryetar i Skenderajt dhe familjar i familjes Jashari.

    Jashari nuk ka dhënë sqarime apo arsye rreth aludimeve, duke thënë se do të dëgjohet më vonë.

    ‘’Jam mysafir, nuk mund të flas. Dëgjohemi më vonë’’ tha shkurt Jashari për FrontOnline.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark