"S'mundesh me ma ndalë fjalën ti kur t'don"- Fërkimet mes Qalajt dhe Deharit në Kuvend, çka ndodhi? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’mundesh me ma ndalë fjalën ti kur t’don”- Fërkimet mes Qalajt dhe Deharit në Kuvend, çka ndodhi?

    Insajderi
    17 July 2025 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, është përplasur me kryesuesin e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, pasi ky i fundit insistonte që Qalajt t’i ndalej fjala teksa po votohej për komisionin për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit.

    Qalaj mori fjalën, duke u ankuar se kanë kaluar 89 ditë që nga certifikimi i rezultateve dhe s’janë konstituuar institucionet, shkruan Insajderi.

    Të nderuar kolegë deputetë, të nderuara media, të dashur qytetarë. PDK si një parti shtetformuese dhe parti shtetndërtuese është e vetëdijshe që është dashur bukur moti të kemi institucione të Kosovës. Duke u bazuar në faktin që sot është dita e 89 që kur ne kemi dhënë betimin“, deklaroi ai.

    Më pas, fjala e Qalajt u ndërpre nga Dehari, i cili tha se duhej të vazhdohej me konstituimin e Kuvendit.

    S’mundesh me ma ndalë fjalën ti kur don“, i tha Qalaj, duke iu afruar tek ulësja e kryesuesit Deharit.

    Pasi vazhdoi fjalën e tij, Qalaj e quajti Deharin si “instrument”.

    Pavarësisht që ky e ka nalë si instrument që është ba, është dashur që të kemi institucione të këtij vendi. Është hera e 48 që po mblidhemi pa ndonjë rezultat. Të dashur qytetarë. Ne tani të vetëdijshëm për këtë situatë, duke ditur që ne të miratojmë ligje këtu, duke e ditur që vendi është pa institucione, pa qeveri, pa grupe parlamentare, unë si përfaqësues i PDK’së…”, deklaroi ai para se t’i ndalej fjala.

    Ju lutem lirojeni foltoren, vazhdojmë me seancën konstituive. Nuk i jepet fjala sepse po keqpërdoret mikrofoni. Dihet se për çka jepet fjala“, tha Dehari. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark