×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Snap në mënyrë dëshpëruese po përpiqet të ndalojë kopjimin

    Insajderi
    27 July 2017 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Veprat flasin më shumë se fjalët dhe pavarësisht komenteve ironizuese të ekzekutivit të Snap Evan Spiegel gjatë raportit të parë financiar të kompanisë, Snap ndihet realisht i kërcënuar nga kopjimi i tipareve më popullore të rrjetit social nga konkurrentët.

    Bloomberg raportoi javën e kaluar se Snap kishte blerë ekipin pas Strong.Codes, një startup i vogël Zvicerian i specializuar në turbullimin e kodit. Kjo kompani e vogël thotë se “Mbron softuerin nga inxhinieria e kundërt.”

    Snap kishte punësuar bashkëthemeluesin Laurent Balmelli në Shkurt ndërsa tashmë gjithë ekipin sipas raportit.

    Kur u pyet rreth përpjekjeve të Facebook për të groposur Snapchat muajin e kaluar dhe a e frikësonte kjo gjë, Spiegel shprehej:

    “Unë mendoj se strategjia jonë kryesore është të ofrojë vlerë përmes kreativitetit. Dhe besoj se në fund të fundit nëse dëshironi të jeni kompani kreative, duhet të mësoheni me idenë se njerëzit kanë për të kopjuar produktet tuaja nëse prodhoni gjëra fantastike. Dhe këtë e kemi parë të ndodhë pa fund në botën e teknologjisë.”

    Por ky koment shkon përtej sinqeritetit. Facebook është një konkurrent me financa të fuqishme i vendosur të shkatërrojë Snap dhe Spiegel duhet ta marrë shumë seriozisht këtë kërcënim.

    Komentet injoruese të Spigel tregojnë se Snap me të vërtetë po përpiqet të parandalojë kopjimin e kodit.

    Pse do të dështojë kjo lëvizje?

    Me shumë gjasa kjo blerje nuk do të bëjë asgjë për të ndaluar kopjimin nga Facebook. Vetëm mendoni gjithë kontrakditat që sillen rreth softuerëve dhe patentave përgjatë dekadave.

    Ky është një problem që industria e teknologjisë e vuan që nga 1960 pa një konkluzion të qartë. Patentat e softuerit mbrojnë idetë në mënyrë specifike dhe jo idenë në vetvehte. Ca argumentojnë se ideja duhet të përfshihet në patentë.

    Gjykata Supreme Amerikane në mënyrë unanime vendosi në 2014-ën se idetë abstrakte nuk mund të mbulohen nga një patentë softueri.

    Për këtë arsye përpjekjet e Snapchat për të ndaluar kopjimin nuk kanë për të funksionuar. Facebook jo medoemos ka nevojë të kopjojë kodin e Snapchat në mënyrë direkte.

    Burimet inxhinierike të Facebook janë shumë më të mëdha të Snap dhe lehtësisht mund të dizajnojë dhe kodojë implementimet teknike të Snap.

    Në fund Snap nuk ka shpikur një mënyrë revolucionare për të shfaqur fotot. Edhe Facebook nuk ka patur nevojë të aplikojë “inxhinierinë e kundërt” mbi kodin kur krijoi Instagram Stories të cilat sot kanë më shumë përdorues aktivë sesa Snapchat.

    Sa i përket efekteve të fotove dhe videove, Facebook bleu Masquerade vitin e kaluar i cili ofroi gjithë portofolin e filtrave që sot rrjeti social ka.

    Facebook nuk ka nevojë për kodin e Snap. Pak rëndësi ka sesa i fuqishëm është kodi dhe sa rezistent ndaj inxhinierisë së kundërt, Facebook nuk ka për të hequr dorë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark