Aplikacioni i komunikimit Snapchat është në bisedime për të blerë startupin e realitetit të shtuar në Izrael, “Cimagine Media”, një marrëveshje e cila pritet të arrijë në 40 milion dollar.
“Cimagine” shquhet për zhvillimin e një teknologjie e cila mundëson virtualisht blerjen dhe mobilimin e shtëpisë me mobilje dhe pajisje elektro shtëpiake tw përmasave dhe llojit të duhur.
“Cimagine” do të shndërrohet në qendrën e zhvillimit dhe hulumtimit në Izrael për Snapchat ku pritet zgjerim i aktivitetit përtej 20 punonjësve, shkruan Pcworld
Por ekipi i përbërë nga punonjës tejet të kualifikuar është edhe arsyeja e vërtetë e kësaj blerje më tepër sesa teknologjia.
Themeluar në 2012-tën, kompania nuk ka komentuar mbi ngjarjen. Snapchat pritet të dalë në bursë në Mars të vitit të ardhshëm me një vlerë prej 25 milion dollarësh.