×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    “Snapchat është një strehë për abuzuesit seksualë”

    Insajderi
    28 May 2019 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sa të shqetësuar duhet të jemi për “abuzues seksualë” në Snapchat, aplikacionin e famshëm të shkëmbimit të mesazheve dhe fotografive?

    Gjatë këtij viti, ka patur të paktën tre raste të ngacmimeve online cdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar.

    “Snapchat është një strehë për grabitqarët seksualë”, shkruajti  në një artikull Sunday Times pasi siguroi mijëra dosje të policisë që lidheshin me shfrytëzimin seksual të të miturve në aplikacion.

    Artikulli i gjerë përshkruan se si dy vajza nën moshën trembëdhjetë vjeç u përdhunuan nga dy burra pasi u njohën në Snapchat.

    Një tjetër histori tregon se si një burrë u përpoq të takonte një vajzë 14-vjeçare në të njëjtën mënyrë. Ka edhe qindra raste në të cilat vetë të miturit shpërndajnë fotografi intime.

    Nuk dihet nëse rrjeti social do marrë masa për këto veprime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark