Kompania Snap, ka njoftuar se ka bërë një përditësim i cili përmban funksionin e kërkimit dhe disa shkurtesa të cilat e bëjnë më të lehtë navigimin brenda aplikacionit.
Një funksion kërkimi është komponent standart për shumicën e rrjeteve sociale por për Snapchat përbën një ndryshim madhor. Në fillimet e veta Snapchat u mirëprit nga të rinjtë por shpejt tërhoqi vëmendjen e moshave më të vjetra.
Vitin e kaluar Snapchat mundësoi për përdoruesit realizimin e video dhe audio thirrjeve, butona të rinj navigimi dhe aplikacioni arriti 150 milion përdorues ditorë, shkruan PCWorld.
Ndryshimi i ri pritet të inkurajojë më shumë përdorues që ti bashkohen rrjetit social njëherazi të rrisë shikueshmërinë e reklamave, aty ku Snapchat fiton. Funksioni i kërkimit do të jetë gjithnjë aktivë në krye të aplikacionit.
Përdoruesit mund të kërkojnë miqtë, publikuesit dhe historitë.