Snapchat po punon për zhvillimin e një droni - Insajderi
×
Teknologji

Snapchat po punon për zhvillimin e një droni

Insajderi
02 March 2017 - 09:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zhvilluesi i Snapchat dhe Spectacles po eksperimenton me një harduer të ri, por nuk është ende zyrtare nëse do të dalë në treg

Sipas një raporti nga New York Times, Snap, krijuesi i Snapchat, po punon për zhvillimin e një droni. Ky dron mund të përdoret për foto dhe video, megjithatë, The Times raporton se nuk është ende e ditur nëse do të bëhet i disponueshëm për konsumatorët.

Këto eksperimente të Snap janë brenda qëllimeve të kësaj kompanive që të degëzohet në produkte të reja, të cilat demonstruan me debutimin e syzeve Spectacles, vitin e kaluar.

Snap kërkon që ta reklamojë veten si një kompanie kamerash, në një video drejtuar investorëve muajin e kaluar, CEO-ja Evan Spiegel foli për fuqinë e kamerës si një mjet komunikimi.

Kompania po pritet që të vlerësojë aksionet e tyre sot, para se të fillojë tregtinë të enjten në Tregun e Aksioneve në New York. IPO pritet që ta vlerësojë Snap më shumë se 20 miliard dollarë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark