Aksionet e Snapchat shkuan në tatëpjete ditën e Mërkure pas publikimit të raportit të parë financiar i cili ekspozoi ngadalësimin e rritjes së bazës së përdoruesve dhe të ardhurave.
Aksionet ranë me 23% duke “djegur” plot 6 miliard dollar nga vlera e tregut të Snapchat dalja në bursë e të cilit ishte më e madhja e një kompanie Amerikane që nga debutimi i Facebook në 2012-ën.
Aksionet u vlerësuan me 17.66 dollar, 0.66 dollar më shumë sesa ishte vlera e aksioneve kur Snapchat doli në bursë. Snap, kompania në pronësi të Snapchat, raportoi një rritje me 36.1% në 166 milion përdorues në tre mujorin e parë.
Dalja në bursë i dhuroi kompanisë 3.4 miliard dollar duke u vlerësuar me 24 miliard dollar. Facebook i cili tentoi blerjen e Snapchat në 2013-ën për 3 miliard dollar, filloi një fushatë masive kopjimi të funksionaliteteve të tij në Instagram dhe WhatsApp.
Ky i fundit tha se Historitë e Instagram kishin arritur 200 milion përdorues aktivë në ditë. Shefi ekzekutiv dhe themeluesi i kompanisë Evan Spiegel tha në një video konferencë se kompania po punon për të rritur performancën dhe promovuar aplikacionin e saj Android.
Megjithatë shumë analistë ngelen skeptikë për të ardhmen e Snapchat. Aplikacioni debutoi në 2012-ën si një aplikacion mobil ku përdoruesit mund të dërgonin fotot që fshiheshin pas disa sekondash.