×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Snapchat së shpejti mund të bëhet kompani publike

    Insajderi
    07 October 2016 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Evan Spiegel, Shefi Egzekutiv i Snap Inc., ka deklaruar se së shpejti kompania e tij mund të jetë një kompani publike, që do të veprojë në New York Stock Exchange.

    TechSot.Al raporton se vlera e kompanisë është rreth 25 miliardë USD, dhe kjo vlerë pritet të rritet deri kur kompania të kthehet në një kompani publike.

    Spiegel e shef të ardhmen e kompanisë Snap Inc. si më shumë se një aplikacion, siç është Snapchat. Kompania prezantoi muajin e kaluar një produkt të ri, Spectacles, që është produkti i parë i lançuar nga kompania. Spectacles janë një palë syze, përmes të cilave mund të inçizoni video, dhe t’i ngarkoni ato në aplikacionin Snapchat, raporton TechSot.Al.

    Në faqen kryesore të Snap Inc., kompania e cilëson veten si një kompani kamerash. Dhe Spiegel nuk e ka mbajtur sekret synimin për t’a bërë kompaninë që ai bashkë-themeloi, një kompani publike.

    “Duam që të bëhemi publikë! Kemi nevojë të bëhemi publikë,” ka thënë ai në një konferencë vitin e kaluar. “Dhe kemi një plan për këtë.”

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark