Reklama e publikuar disa ditë më parë në Snapchat, në të cilën shfaqej diva e muzikës, Rihanna, e rrahur nga ish i dashuri i saj, Chris Brown, ka sjellë të tjera probleme për këtë rrjet social.
Pas kësaj reklame, Rihanna me anë të një statusi në Instagram kritikoi publikisht Snapchatin, i cili u detyrua të kërkonte falje.
Pavarësisht kësaj aksionet e këtij rrjeti social pësuan humbje, të cilat kapën vlerën rreth 800 milionë dollarë.
Por nuk mbaron me kaq!
Pas divës së muzikës, një tjetër artiste është larguar nga rrjeti social Snapchat, transmeton tch.
Bëhet fjalë për modelen, Chrissy Teigen, e cila duke u nisur nga statusi i Rihannës, njoftoi se edhe ajo është larguar nga Snapchati.
Në Twitter modelja ka shkruar: “Unë ndalova së përdoruri Snapchatin. Përditësimi, ankesat e vazhdueshme të njerëzve që nuk mund të më gjenin, për më tepër sondazhi mbi Rihannan…jo mirë!”.
Pritet të shohim në ditët në vijim nëse do të ketë të tjera largime nga ky rrjet social, i cili dëmtoi shumë kompaninë me reklamën e publikuar, e cila si imazh kishte dhunën e ushtruar mbi këngëtaren Rihanna.