Snapchat blen për mbi 100 milionë dollarë kompaninë Bitstrips, kompania krijuese e një aplikacioni që krijon emoji të veçantë.
Sipas Ëall Street Journal, aplikacioni Bitmoji i jep mundësi përdoruesve të krijojnë avatar virtualë dhe t’i vendosin në tastierën e smartphone, për ti përdorur gjatë bisedave si të gjithë emoji-t e tjerë
Në këtë mënyrë Spanchat sfidon Facebook, i cili vetëm pak javë më parë publikoi Reactions, emoji që shprehin ndjenja të ndryshme dhe jo vetëm “Pëlqej” (Like). Madje ka blerë dhe aplikacionin Masquerade, që shërben për të personalizuar fotot selfie
Bitmoji e publikuar në tetor të 2014, fitoi menjëherë vëmendjen e të rinjve, dhe nuk ka humbur më kuotë, të ndihmuar dhe nga njerëz të famshëm si Seth Rogen e Lena Dunham. Duke blerë atë, Snapchat ka një armë më shumë për të konkurruar në terrenin e filtrave, dhe karakteristikave të tjerë që e bëjnë më tërheqës bisedën./Insajderi.com