Gjatë aplikimit pë të hyrë në bursë, Snapchat zbuloi disa informacione të rëndësishme rreth fuqisë financiare dhe numrit të përdoruesve.
Ironikisht kompania e cila njihet gjerësisht si platforma e komunikimit ku mesazhet zhduken, këtë efekt duket ta ketë edhe tek paratë, shkruan Pcworld.al.
Në 2016-ën snap humbi 515 milion dollar një rritje nga 373 milion dollar në vitin e kaluar. Por lajmi i mirë është se kompania tashmë ka ndërtuar një model reklamimi prej të cilit pritet të gjenerojë të ardhura.
Ndërsa është e pazakontë që një firmë e re teknologjike të humbasë para, për Snap ishte parashikuar një rezultat i tillë financiar. Për më shumë ju ftojmë ti hidhni një sy infografikut të mëposhtëm.