×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Snapchat humb 800 milionë dollarë pas kritikës nga Rihanna

    Insajderi
    17 March 2018 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i muzikës pop, Rihanna, ka kërkuar nga fansat që të fshijnë aplikacionin Snapchat, pasi rrjeti përmes një reklame bëri shaka me dhunën që Chris Brown kishte shfaqur ndaj këngëtares në vitin 2009.

    Të enjten dhe të premten, aplikacioni i fotografive ka vazhduar rënien për katër për qind të vlerës në bursë dhe sipas Wall Street Journal dhe CNN-it, këtij aplikacioni i ka humbur vlera për 800 milionë dollarë prejse Rihanna kritikoi ashpër rrjetin përmes një postimi në Instagram.

    Snapchat përmes një reklame kishte pyetur përdoruesit “A do të zgjidhnit?” – “ta goditni me shuplakë Rihannan” apo “ta grushtoni Chris Brown”.

    “Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale, sepse nuk kam… por keni zhgënjyer të gjitha gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë viktima të dhunës në të kaluarën. Turp. Fshijeni këtë aplikacion”, ka shkruar Rihanna në Instagram.

    Snapchati ka kërkuar falje dhe ka njoftuar se do të parandalojë që një gjë e tillë të përsëritet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark