Cameron u përball me një javë të vështirë, pas akuzave se babai i tij kishte një fond të regjistruar në Panama, me qëllim shmangien e taksave.
Snowden, i cili banon në Rusi – lidershipi i të cilit ka qenë i lidhur me argumentet e Panama Papers – u përpoq të rrisë presionin mbi kryeministrin në mediet sociale.
Duke iu referuar kritikave në rritje ndaj David Cameronit, Snowden deklaroi se “24 orët e ardhshme mund të ndryshojnë Britaninë”.
The next 24 hours could change #Britain. https://t.co/x5e1YOJenx #PanamaPapers pic.twitter.com/0ChHHWteFy
— Edward Snowden (@Snowden) April 7, 2016
Në rrjetin social Twitter, Snowden shkroi se e gjithë kjo situatë është në duar të qytetarëve britanikë, duke shtuar faktin se si erdhi deri tek dorëheqja edhe kryeministri Islandës, Gunlauggasson.
Edward Snowden është ish agjent i CIA-së, i cili publikoi informatat sekrete të amerikanëve në mediet botërore dhe tani është duke qëndruar azil në Rusi. /Insajderi.com