“Snowden” sonte në kinemanë ABC - Insajderi
×
Kulturë

“Snowden” sonte në kinemanë ABC

Insajderi
06 October 2016 - 08:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në kinemanë ABC në Prishtinë do të shfaqet premiera botërore e filmit “Snowden”, me fillim nga ora 19:30.

Në këtë film bëhet fjalë për personazhin e quajtur Edward Snowden, i cili ka bërë publike sekretet shtetërore amerikane.

Filmi “Snowden” sjell në rolet kryesore Joseph Gordon-Levitt, Shailene Woodley, Melissa Leo, Zachary Quinto, Tom Wilkinson, Scott Eastwood, Nicolas Cage, me regji nga Oliver Stone.

Filmi kushtuar Eduard Snowdenit, pati premierën e tij në Hong Kong të premten mbrëma dhe të afërmit e ish-kontraktorit të NSA-së ishin në radhë të parë.

Raporte të ndryshme në mediet ndërkombëtare tregojnë se Snowden, me shumë gjasë, mund të jetë konkurrent për Nobelin e sivjetshëm të paqes./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark