Socialdemokratët kundër kancelares Angela Merkel – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Socialdemokratët kundër kancelares Angela Merkel

    Insajderi
    20 March 2017 - 07:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Social Demokrate e Gjermanisë e ka zgjedhur ish-presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, për kandidat të kësaj partie për ta sfiduar kancelaren, Angela Merkel, në zgjedhjet e përgjithshme në muajin shator.

    Zoti Schulz, 61 vjeçar, është lideri i parë partiak, në periudhën e pasluftës, që ka siguruar mbështetje të 100% të delegatëve në konferencën speciale të mbajtur mbrëmë në Berlin, për kandidaturën e tij për kancelar gjerman.

    Martin Schulz u tha afro 600 delegatëve partiakë se ai për shtylla të partisë gjatë fushatës zgjedhore, do ta theksoj “drejtësinë, respektin dhe dinjitetin”.

    Aktualisht, Partia Social Demokrate është pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës në Gjermani, së bashku me demokristianët e zonjës Merkel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark