Socialistët ngrenë kallëzim penal kundër Sali Berishës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Socialistët ngrenë kallëzim penal kundër Sali Berishës

    Insajderi
    29 April 2016 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas deputetit Taulant Balla, kallëzimi penal është dorëzuar të premten te Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

    Duke folur në një seancë parlamentare javën e kaluar, Berisha ka akuzuar qeverinë se ka lidhje me bandat e krimit dhe u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin armët dhe të mbrojnë veten.

    Parlamenti ka pezulluar Berishën për 10 ditë, duke bërë që edhe Partia Demokratike në opozitë të bojkotojë seancat.

    Posedimi i armëve është i paligjshëm në Shqipëri.

    Berisha mund të përballet me akuza që mund të rezultojnë me dënim me burg deri në dhjetë vjet.

    Berisha ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të Partisë Demokratike në vitin 2013, pasi partia e tij ka humbur në zgjedhjet parlamentare. /rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark