×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Softueri nuk është eksperti i plagjiaturës!

    Insajderi
    05 December 2022 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autor: Gentian Jetishi

    Asnjë softuer e platformë online nuk mund të përcaktoj plagjiaturën. Studiuesit dhe shkruesit akademik mund të shmangin plagjiaturën vetëm nga edukimi dhe ‘stërvitja’ e shpeshtë e shkrimit akademik, të cilat shkrime duhet të  përpiqen të përfillin kriteret akademike dhe redaktohet nga njohësit i fushës akademike deri sa ta përsosin si shkathtësi.  

    Nëse për një student ‘shkrimi i parë akademik’ do jetë ‘tema e diplomës’ nuk ka dyshim që ai punim nëse është origjinal, s’mund të jetë i mirë, e nëse është i mirë si herë e parë atëherë është i dyshimtë .

    Ka me dhjeta platforma e softuer që gjenerojnë të hyra të fuqishme financiare e të cilat përdoren nga universitetet e bota akademike për të ‘detektuar’ shkallën e plagjiaturës së një teksti. Është sikur në bankë që fusin paratë në ato makinat për të parë nëse janë false apo jo.  Ka plotë edhe në gjuhën shqipe! Ato përdorohen si instrument i mirë për të kursyer kohën dhe mundin! Krejt në rregull.

    Por tjetër institucionet po mendojnë se kanë kryer obligimin e verifikimit të teksteve akademike kur e fusin në një nga platformat për verifikim të plagjiaturës. Një nga definicionet e plagjiaturës sipas Fjalori i Shqipes së Sotme, 2002 është edhe ky si vijon:

    -PLAGJIATUR/Ë, -A f.sh. -A, -AT libr.
    Paraqitja nga dikush e një vepre të një tjetri sikur të ishte e vetja, vjedhje e një vepre të shkruar nga një tjetër; vepra e vjedhur në këtë mënyrë. E kritikuan për plagjiaturë. (FJALOR I SHQIPES SË SOTME, 2002, Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë. Fq. 1011)

    Duke qenë se ky definicion është universal e cituar në shumë shkrime. Por dhe pse këtu është i cituar, këtë definicion një softuer do e detektoj si plagjiatë dhe do e rrisë përqindjen e përgjithshme të ‘ngjashmërisë’.  Kështu studentët për t’i shmangur vlerësimit mekanik ata ‘duhet’ të ndërtojnë tekstin për ta ‘bërë budalla’ softuerin e ndonjëherë duke prishur punim të shkëlqyera.

    Softuerit i mungon logjika dhe i mungon qasja akademike. Softueri dhe programe serioze për detektimin e plagjiaturës nuk e pretendojnë se e verifikojnë plagjiaturën e një teksti të plotë.  Ato shërbejnë për të gjetur ngjashmëri mes tekstit dhe ‘botimeve’ paraprake duke nënvizuar pjesët e ngjashme dhe duke treguar përqindjen e ngjashmërisë.

    Por kjo do duhej të ishte veç bazë e mirë për mësimdhënësin apo ekspertin për të verifikuar nëse ato të cilat softueri i ka detektuar kanë përfillur apo jo kriteret akademike edhe pse janë të ngjashme, apo nëse brenda tekstit ka edhe të tjera tekste plagjiat që mund të jenë nga tekste (libra) të pa dixhitalizuar.

    Si përfundim universitet duhet në përpjekjen e tyre për të shtënë në përdorim teknologjinë duhet të e konsiderojnë aspektin njerëzor të e thotë fjalën e fundit pas çdo instrumenti e makine që përdoret. Kjo më veçantë në tekstet akademike të cilat janë një nga mjetet kryesore përmes të cilave shpërfaqen vlerat shkencore e të cilat një studiues e shoqërojnë gjatë gjithë jetës jo vetëm një proces, të cilit edhe siç e pamë mund t’i bëhet hile në çdo formë . Por a është kjo përgjigjja?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark