Në vitin 2015, Fujitsu krijoi një software për të lehtësuar komunikimin e personave të shurdhët. E quajti “Live talk” dhe deri para do kohësh ishte i disponueshëm vetëm në Japoni.
Përdorimi i tij është i thjeshtë. Përdoruesit shkarkojnë aplikimin, zgjedhin gjuhën e preferuar dhe dërgojnë një mesazh zëri.
Marrësi i mesazhit që normalisht duhet të ketë në aparatin e tij aplikacionin e merr mesazhin, përkthen në gjuhën që e ka zgjedhur. Nuk ka kufizime për numrin e fjalëve apo edhe për kombinimet e gjuhëve, deri në 19 aktualisht, e mund të përdoren në mënyrë simultane nga disa persona.
Kështu në një takim të anglishtes, kinezishtes, japonishtes, danisht dhe suedisht të gjithë mund të flasin në gjuhën e tyre përkatëse dhe mesazhi do të mbërrijë në çdo aparat në gjuhën e seleksionuar, pa patur rëndësi se cila ishte gjuha e origjinës.
Versioni për celularët që do të prezantohet nga Mobile World Congress 2018 (MWC), do të jetë i disponueshëm së shpejti për tabletat, telefonët celularë me sistemin operativ iOS dhe Android. Bëhet fjalë për një mjet kumunikimi të bazuar në inteligjencën artificiale që në Japoni përdoret në turizëm, mbledhje sipërmarrjesh dhe spitale.
Gjuhët e disponueshme janë: japonisht, spanjisht, katalane, gjermane, angleze, kineze (bazike dhe tradicionale), koreane, franceze, arabe, ruse, portugeze, italiane, polake, hollandeze, daneze, finlandeze, suedisht e norvegjisht. / bota.al