Sokol Havolli emërohet drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sokol Havolli emërohet drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës

    Insajderi
    20 March 2025 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sokol Havolli është emëruar drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, të udhëhequr nga kryetari Përparim Rama, shkruan Insajderi.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Havolli përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar përkushtimin e tij për të përshpejtuar realizimin e projekteve infrastrukturore në kryeqytet.

    “Që nga e hëna, i jam bashkuar ekipit të kryeqytetit si Drejtor i Infrastrukturës, një përgjegjësi që me përkushtim të plotë dhe me fokus do ta orientoj për të rritur dinamikën e realizimit të projekteve”, ka shkruar ai.

    Havolli ka falënderuar kryetarin Rama për besimin dhe ish-drejtorin Krenar Xhaferi për punën e tij të deritanishme në këtë sektor.

    “Aktualisht, shumë projekte janë të hapura dhe në proces, dhe synimi im është që ato të përfundojnë sa më shpejt, me dinamikë të lartë dhe efikasitet maksimal,” ka shtuar ai.

    Ai ka potencuar se përshpejtimi i zhvillimit të infrastrukturës në Prishtinë do të jetë një nga prioritetet kryesore të punës së tij në pjesën e mbetur të mandatit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark