Sokol Havolli jep dorëheqje nga BQK, thotë se e bëri për shkak të “presioneve nga lartë” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sokol Havolli jep dorëheqje nga BQK, thotë se e bëri për shkak të “presioneve nga lartë”

    Insajderi
    30 August 2022 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sokol Havolli përmes një letre dërguar kreut të BQK-së, Fehmi Mehmetit dhe kreut të Bordit të BQK-së, Flamur Mrasorit, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare.

    Havolli në letrën e siguruar nga Gazeta Express ka treguar se po dorëhiqet si rezultat i presioneve të mëdha politike të cilat thotë se kanë filluar nga dhjetori i vitit 2021.

    Havolli në letrën e tij përmend edhe njerëz brenda BQK-së të cilët kanë thënë se po zbatojnë urdhra “nga lartë”.

    Ai ishte emëruar Zëvendësguvernator për Mbikëqyrje Financiare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës më datën 1 korrik 2018 nga Bordi i BQK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark